Shënimi i gdhendur u jep mallrave një pamje unike tregtare. Secili prodhues mund të markojë logon, markën tregtare ose mesazhin (porosinë) e produkteve të tyre.
Me këtë metodë mesazhi i prodhuesit do të arrijë drejtpërdrejt në tryezën e përdoruesit fundor. Kjo është mënyra më e shkurtër, më e pavarur dhe më e besueshme e reklamimit tuaj për klientët tuaj.
Përdorimi i kësaj metode të Shenjëzimit reliefik do t'ju mbrojë nga falsifikimi dhe konkurrenca e padrejtë, në mënyrë që të shfrytëzoni tregun tuaj.
Edhe produkti i paketuar dhe i prerë në pjatën e konsumatorit vazhdon të mbajë markën unike të kompanisë dhe është reklamimi më i sigurt "aty për aty".
Shenjëzimi reliefik është një mundësi unike për identifikimin e kompanisë, me të cilën logoja e kompanisë, shenja, marka tregtare ose mesazhi i shtypur në produkt e veçon atë në rrjetin tregtar.
Mbrojtja e produkteve përfshinë të gjithë zinxhirin tregtar nga prodhuesi, shitësi me shumicë, shitësi me pakicë dhe arrin deri tek konsumatori përfundimtar-klienti.
Një avantazh i padiskutueshëm është se metoda është e zbatueshme për pothuajse të gjitha ushqimet e mëdha dhe elastike, dhe në veçanti për produktet e qumështit, të tilla si djathërat e butë, gjysmë të fortë dhe të fortë.
Një mënyrë e mirë për të vendosur produkte me të vërtetë cilësore, e cila krijon një tendencë për të rruajtur dhe rritur reputacionin, renomenë dhe shitjet e një prodhuesi të mirë.
Metoda e shenjëzimit reliefik nuk kërkon pothuajse asnjë ndryshim në procesin normal teknologjik dhe mund të kryhet në prodhime të vogla, madje manuale, dhe mund të përshtatet me sukses në linjat e automatizuara me performancë të lartë për prodhimin e djathit dhe produkteve të mishit.
Mbrojtja e markave të prodhuesve dhe tregtarëve është një detyrë e vazhdueshme në kushtet moderne të konkurrencës së lirë dhe gjithnjë e në shkallë të gjerë dhe në rritje
Shenjëzimi relieftik është një zgjidhje origjinale dhe elegante për detyrë në fushën e mbrojtjes së interesave.
Metoda e zhvilluar dhe e patentuar për shenjëzim reliefik të produkteve të qumështit dhe mishit nga Biokom Tredafilov EOOD, Bullgari, ofrohet në tregun në Kosova nga Biokom L.L.C.. Metoda lejon që çdo produkt i shenjëzuar, me të dalë nga anonimiteti të zen vendin e tij të duhur në treg.