........METODA PËR SHENJËZIM RELIEFIK TË PRODUKTE TË QUMËSHTIT DHE MISHIT

Imazhi i gdhendur u jep një pamje unike tregtare djathrave dhe produkteve të mishit.                                                                                                            

Kjo është mënyra më e drejtpërdrejtë, e pavarur dhe e sigurt që reklama juaj të arrijë tek klientët tuaj.

Përmes kësaj metode, mesazhi i marketingut i prodhuesit arrin direkt në tryezën e përdoruesit të fundit.

Edhe produkti i paketuar dhe i prerë në pjatën e konsumatorit vazhdon të mbajë markën unike të kompanisë dhe është reklamimi më i sigurt "aty për aty".

Shenjëzimi reliefik është një mundësi unike për identifikimin e kompanisë, me të cilën logoja e kompanisë, shenja, marka tregtare ose mesazhi i shtypur në produkt e veçon atë në rrjetin tregtar.

Përdorimi i kësaj metode të shenjëzimit reliefik do të ju mbroj nga të gjitha llojet e falsifikimit dhe konkurrencës së padrejtë në mënyrë që të shfrytëzoni hapsirën në tregun tuaj.

Mbrojtja e produkteve përfshinë të gjithë zinxhirin tregtar nga prodhuesi, shitësi me shumicë, shitësi me pakicë dhe arrin deri tek konsumatori përfundimtar-klienti.

Një avantazh i padiskutueshëm është se metoda është e zbatueshme për pothuajse të gjitha ushqimet e mëdha dhe elastike, dhe në veçanti për produktet e qumështit, të tilla si djathërat e butë, gjysmë të fortë dhe të fortë.

Një mënyrë e mirë për të vendosur produkte me të vërtetë cilësore, e cila krijon një tendencë për të rruajtur dhe rritur reputacionin, renomenë dhe shitjet e një prodhuesi të mirë.

Metoda e shenjëzimit reliefik nuk kërkon pothuajse asnjë ndryshim në procesin normal teknologjik dhe mund të kryhet në prodhime të vogla, madje manuale, dhe mund të përshtatet me sukses në linjat e automatizuara me performancë të lartë për prodhimin e djathit dhe produkteve të mishit.

Mbrojtja e markave të prodhuesve dhe tregtarëve është një detyrë e vazhdueshme në kushtet moderne të konkurrencës së lirë dhe gjithnjë e në shkallë të gjerë dhe në rritje.

Shenjëzimi relieftik është një zgjidhje origjinale dhe elegante për detyrë në fushën e mbrojtjes së interesave.

Metoda e zhvilluar dhe e patentuar për shenjëzim reliefik të produkteve të qumështit dhe mishit nga Biokom Tredafilov EOOD, Bullgari, ofrohet në tregun në Kosova nga Biokom L.L.C..  

Metoda lejon që çdo produkt i shenjëzuar, me të dalë nga anonimiteti të zen vendin e tij të duhur në treg.