........ATF TEST PËR KONTROLLË TË PASTËRTISË SË UJIT
Puna efektive e sistemeve CIP është të sigurojë prodhim të sigurt dhe cilësor në ndërmarrjet ushqimore. Për të siguruar një mjedis të përsosur higjienik në sistemet e mbyllura, është e nevojshme të keni një kontroll efektiv të cilësisë së procedurave të aplikuara të pastrimit dhe dezinfektimit.
Efikasiteti i pastrimit të sistemeve CIP mund të konfirmohet shpejt duke përdorur sistemin EnSure Touch dhe AquaSnap ™ Total për monitorimin e higjienës së ujit shpërlarës bazuar në zbulimin e ATP.
AquaSnap ™ Total është një pajisje ATP e lehtë për t’u përdorur për kontrollin higjienik të mostrave të ujit, e përshtatshme për të gjithë luminometrat nga Hygiena International. Njëkohësisht bën matje si të ATF në prova të ujit,poashtu edhe të ATF mikrobiologjike. Pajisja ka skaj të projektuara special të cilat mbledhin 100 μl ujë,e cila siguron sasi të saktë të provës gjatë secilës analizë.
Shpejt,lehtë dhe të përshtatshme
Testimi i provave të ujit asnjëher nuk ka qenë kaq e lehtë. Thjesht merni provë me Aquasnap, aktivizoni konsumativin dhe vendoseni në luminometrin EnSURE Touch dhe për 10 sekonda do të fitoni rezultat pastër/ndotur.
Zbulimi i ATP në ujin shpërlarës është një tregues i pastrimit të dobët në sistemin CIP dhe lejon veprime korrigjuese të menjëhershme.
Çfarë ju ofrojnë sistemet EnSure Touch dhe AquaSnap ™:
- Rezultat të saktë "pastër-ndotur” për 10 sekonda
- Pajisje e ATF "gjithçka në një”
- Zbulon ATF të lirë dhe mikrobiologjike
- I shpejtë dhe i lehtë për përdorim
- Saktësia e pakrahasueshme
- Ideal për testim të ujërave shpërlarës dhe vendeve rënd të aritshme për pastrim
- Jep rezultatet në kohë reale
- Arhivim të rezultateve dhe krijim automatik të raporteve
- Indikacion ngjyrues për lexim të lehtë të rezultateve
- Telekomandim nga së largu dhe përkrahje nga së largu
- Kontrollë i disa objekteve me eksport të të dhënave në clouds



