........KONTROLLË E PËRPUNIMIT TERMIK TË QUMËSHTIT

Prodhuesit e qumështit janë nën presion të vazhdueshëm për të dëshmuar pajtueshmëri me kërkesat ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë ushqimore. Ja edhe arsyeja se pse duhet që në mënyrë të rregullt dhe permanente të kontrollohet dhe ndiqet efektiviteti i procesit teknik të pasterizimit. Trajtimi termik i qumështit në industrinë e qumështit kryhet me qëllim që të përfitojmë qumësht sanitar dhe produkte të qumështit me cilësi të mirë si dhe të eliminojmë mundësinë e mungesave të shkaktuara nga mikroflora e padëshiruar në qumësht.

Enzimi fosfataza alkaline (ALP)  gjendet në qumësht dhe inaktivohet në kombinimin e temperaturës / kohës që kërkohet për pasterizimin efektiv. Mungesa e aktivitetit do të thotë që qumështi i është nënshtruar trajtimit adekuat të nxehtësisë.

Që të ju përgjigjet nevojave të prodhuesve të produkteve të qumështit, „Biokom L.L.C" propozon sistemin e rij inovativ ZymoSnap ALP dhe EnSure Touch për testim të enzimës fosfatazë alkaline (ALP) në qumësht. ZymoSnap është test special, i krijuar për të kontrolluar efektivitetin e pasterizimit të qumështit në vetëm pesë minuta, rezultatet e të cilave interpretohen me luminometërin e gjeneratër së fundit EnSure Touch. Projektuar veçanërisht për të ofruar rezultate të besueshme, të sakta dhe të përsëritshme duke garantuar sigurinë e përdoruesit.

Përparësitë që ju paraqet „ZymoSnap":                                                                                            

- kontrolli i higjienës së provave të ujit

- kontrolli i higjienës së sipërfaqeve

- kontrollë e shpejtë mikrobiologjike të lëndëve të para dhe sipërfaqeve

- kontrolli i cilësisë së trajtimit termik të mishit dhe produkteve të mishit